Barcelona 118 vite histori, ky është formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur për katalunasit (FOTO)

Barcelona sot feston përvjetorin e themelimit, pasi ky klub ka mbushur plot 118 vjet. Një klub me histori të jashtëzakonshme, shumë trofe dhe yje të kalibrit botëror.

Klubi që e ka fituar 24 herë kampionatin shtetëror spanjoll dhe 29 herë Kupën e Mbretiti, ka sukses edhe në Evropë.

Barcelona e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë, ndërsa po aq herë e ka fituar edhe Superkupën.

Lojtarë të jashtëzakonshëm kanë bartur fanellën e klubit me Johan Cruyff, që mbetet legjenda e klubit, pasi ka fituar shumë edhe si trajner.

Atë tashmë e ka kaluar Lionel Messi, që nga shumë njohës konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Te Barcelona kanë luajtur edhe lojtarë si Luis Figo, Rivaldo, Ronaldinho, Ladislao Kubala, Xavi, Andres Iniesta, Dani Alves, Carles Puyol, Samuel Eto’o, Ronaldo Luiz Nazario, Hristo Stoichkov, Josep Guardiola e Ronald Koeman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu