Barcelona do një qendërmbrojtës të ri, tre emra në listën e dëshirave

Barcelona synon transferimin e një qendërmbrojtësi të ri në afatin e ardhshëm kalimtar dhe drejtuesit e klubit kanë përpiluar një listë me tre emra që dëshirojnë.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Barça dëshiron të nënshkruajë një qendërmbrojtësi të ri këtë verë.

Ky medium shton se drejtuesit e klubit kanë etiketuar tashmë tre emra të mundshëm që mund të vijnë në Camp Nou.

Dy emrat e parë të lidhur me një transferime te Barcelona janë 23-vjecari i Lazios, Luiz Felipe dhe 21-vjeçari i RB Leipzig, Dayot Upamecano.

I fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të katalunasve është mbrojtësi i Manchester Cityt, 25-vjecari Aymeric Laporte.

Mbetet për tu parë se cili nga tre do të transferohet në Barcelona këtë verë, pasi drejtuesit janë të etur për një qendërmbrojtës të ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu