Barcelona drejt rekordit, 40 ndeshje pa humbje në La Liga

Me titullin praktikisht të fituar, Barcelona vijon luftën për të realizuar një tjetër objektiv, të mbyllë sezonin pa humbje.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të, katalanasit morën një barazim 2-2 në transfertën e vështirë ndaj Celta Vigos, fushë në të cilën Barça ka pësuar shpesh disfata të bujshme.

Dembele kaloi në avantazh skuadrën e Valverdes në minutën e 36-të, por në të 45’ ishte Jonny, që çoi ekipet në dhomat e zhveshjes, në barazim 1-1.

Katalanët kaluan edhe njëherë në avantazh me anë të Paco Alcacer në minutën e 64-t, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë, Sergi Roberto u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 futbollistë.

Epërsinë numerike e shfrytëzoi mjaft mirë Celta, që gjeti golin e barazimit më anë të Aspas në minutën e 83-të dhe fiksoi shifrat finale 2-2.

Me këtë barazim Barcelona bën 40 ndeshje pa humbje në La Liga dhe ndjek rekordin e Arsenalit, i cili nuk pësoi humbje në 49 ndeshje të Premier Ligës.

Barcelona vijon të jetë e shkëputur 12 pikë ndaj Atleticos së Madridit, që e ndjek dhe titulli është shumë pranë, pasi kanë mbetur vetëm 5 takime për t’u luajtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu