Barcelona e konsideron transferimin e Mbappes para Neymarit

Ylli francez, Kylian Mbappe thuhet se është bërë objektivi kryesor i verës së ardhshme për klubin katalunas, Barcelona.

Kampionët spanjollë janë përpjekur të transferojnë yllin e Brazilit, Neymar, pasi ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Por, asnjë veprim nuk u materializua përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës dhe Neymar mbeti në Ligue 1.

Barcelona mund të përfundojë ndjekjen e tyre për Neymarin dhe të kthejë vëmendjen te shoku i tij i skuadrës, Mbappe.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, shumë në klub e shohin Mbappen si një mundësi më të mirë me më shumë potencial sesa Neymar, megjithëse pritet të jetë më i kushtueshëm.

Për talentin e madhe francez në garë është edhe Real Madridi dhe transferimi i tij mund të kushtoj deri në 300 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu