Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Interit me rezultatin 2-0 në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për UEFA Champions League. Katalanasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 32′ me golin e Rafinhas në minutën e 32′.
Interi tentoi disa herë që të barazonte rezultatin, por që nuk ia del dot mbanë.
Skuadra e Valverdes dyfishon rezultatin në minutën e 83′ me anë të Jordi Albas.
Pas kësaj fitoreje Barcelona renditet në vendin e 1 me 9, ndërsa Interi në vendin e 2 me 6 pikë. /albeu










