Gjigandi spanjoll i futbollit, Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafin. Ish-kampionët e Spanjës janë të etur për ta përforcuar repartin defanziv në fazën e mbrojtjes. Shkodran Mustafi është drejt fundit të kontratës së tij me “Topçinjtë” dhe rinovimi duket larg.
Skuadra nga “Camp Nou” do të mund të përfitojë nga situata me mbrojtësin që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë. Gjithashtu, favori për të nënshkruar me klubin katalunas është edhe mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudigier.