Barcelona, në kërkim për një tjetër “manita” në Bernabeu

Barcelona do të tentojë t’i bëjë pesë fitore radhazi në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, të dielën, pasi që katalonasit kanë arritur të shënojnë fitore në katër udhëtimet e tyre të fundit në drejt shtëpisë së Los Blancos në La Liga.

Përballja e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu do të ketë rëndësi të madhe për radhitjen e dy klubeve në tabelën e La Ligës. Me fitore në këtë duel, Barcelona do ta kalojë pesë pikë para madrilenëve në krye të tabelës.

Ecuria mbresëlënëse e Barcelonës në ndeshjen si mysafire në Bernabeu nisi në sezonin 2015/16, kur Barcelona u përball me Real Madridin e drejtuar nga Rafa Benitezi. Dy golat e Luis Suarezin dhe ato të Neymarit e Andres Iniestas ia dhanë fitoren me rezultat 4:0 djemve të Luis Enriques, ndërsa Lionel Messi e nisi ndeshjen në stol për shkak se sapo ishte kthyer nga një lëndim.

Messi e kishte luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e tre pikëve të tjera nga Bernabeu në sezonin 2016/17. Duke e shënuar një gol barazimi në pjesën e parë dhe pastaj folin e fitores në fund të ndeshjes që përfundoi me rezultat 3:2.

Ajo ndeshje mbahet mend për festimin simbolik të argjentinasit, i cili e ngriti fanellën drejt tribunave në stadium, duke ia drejtuar emrin dhe numrin e tij.

Një tjetër udhëtim i paharrueshëm në Santiago Bernabeu erdhi vetëm një sezon më vonë, kur Messi, Suarez dhe Alexis Vidal shënuan në fitoren 3:0, përderisa Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq për ndalje të topit me dorë.

Sezonin e kaluar, Real Madridi e priti Barcelonën në shtëpi të vet dy herë brenda pak ditësh. Pasi i mposhtën Los Blancos 3:0 në Kupën e Mbretit, skuadra e Ernesto Valverdes i prishi punë Realit edhe në ndeshjen e ligës falë golit të shënuar nga Ivan Rakitic.

Nëse Barcelona arrin ta shënojë të dielën fitoren e pestë radhazi të ligës në Santiago Bernabeu, atëherë katalonasit do të dalin edhe për pesë pikë përpara në krye të tabelës së La Ligës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu