Neymar ka përfaqësuar Brazilin në miqësoren ndaj Uruguait të premten mbrëma dhe është pyetur nëse do të ishte i hapur për një rikthim te Barcelona.
Në vend të përgjigjes, ai dha një buzëqeshje, duke shtuar enigmën për të ardhmen e tij.
Së fundmi, rikthimi i tij është cilësuar si i pamundur, por tani gjërat kanë ndryshuar.
Pep Segura, drejtori sportiv i klubit, i ka hapur derën rikthimit të Neymar në Camp Nou, por ka një kusht. “Nëse do të ndodhë, atëherë duhet ta kërkojë ai i pari,” shprehet Segura për La Vanguardia.
Faktori kryesor për këtë lëvizje është dëshira e lojtarit për rikthimin në Barcelonë, dhe klubi e di shumë mirë këtë.
Si klubi, ashtu edhe dhoma e zhveshjes e dinë se ai ka dëshirë të rikthehet, dhe në Camp Nou do të ishin të lumtur nëse ai do të shkonte.










