Barcelona nuk heq dorë nga Martinez-i, së shpejti nis negociatat me agjentin e lojtarit

Agjenti i sulmuesit të Inter-it, Lautaro Martinez do takohet me zyrtarët e Barcelonës në ditët e ardhshme për të diskutuar kalimin të klubi katalunas.

Barcelona ishte e lidhur me argjentinasin në fillimin e afatit veror, pasi Lautaro shënoi 21 gola në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, klubi katalunas nuk e pagoi klauzolën e blerjes prej 111 milionë euro, e cila ka skaduar dhe gjiganti italian ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Sipas Diario Sport, Barcelona do provojë edhe një herë për transferimin e Martinez-it dhe do ofrojnë rreth 80 milionë euro.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, Barcelona do vihet pas sulmuesit të Lyon-it, Memphis Depay, kartoni i të cilit vlen 30 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu