Barcoleta e Albin Kurtit, ja çfarë do të ndodhë më 14 shkurt (VIDEO)

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim parazgjedhor me simpatizantë të këtij subjekti në Gjakovë.

Kurti gjatë tubimit ka ndarë edhe një shaka me të pranishmit.

“Në KQZ do të numërohen votat nga komisionerët. Është ora shtatë dhe mbyllen vendvotimet e fillon numërimi i votave në KQZ. Komisioneri duke i numëruar votat do të thotë “Vetëvendosje, Vetëvendosje, Vetëvendosje”, tha ai.

Zgjedhjet në nivel vendi në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Partitë politike kanë filluar fushatat dhe takimet me qytetarë në kohë pandemie. Fushata do të zgjasë 10 ditë.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu