Rep-artisti i njohur, Bardhi, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Albania në edicionin e tretë.
I ftuar në “Robi plaket kur don vetë”, ai është pyetur rreth kësaj eksperience, ku edhe ka folur pa doreza.
I njëjti tregon se ka qëndruar rreth 53 ditë brenda dhe se nuk ka qenë e lehtë, por jo edhe ndër eksperiencat më të mira të jetës.
“Unë kam ndenjur 53 ditë kështu që, mirë. Shtatë ditët e para ka qenë vështirë, tre ditë e kam lypur telefonin”, u shpreh ai.
“Mirë ka qenë nuk është për gjithë-kë, unë për veten e kam pas të vështirë me qëndru brenda, unë jam kënaqur po jo sikur e tregojnë eksperienca më e mirë e jetës. Me njerëz që nuk i njeh dhe me njerëz që çdo minutë me t’u kap që të bëhet më interesant loja”, shtoi tutje këngëtari.
]Sidoqoftë, nga ai format gjeti dashurinë e jetës Sara Gjordenin, me të cilën u martua dhe ka një fëmijë.
Ata u bënë prindër të një vajze të quajtur Nea, në fund të vitit të kaluar.