Bartomeu i gëzon tifozët e Barcelonës: Messi dëshiron ta përfundojë karrierën këtu

Tifozët e Barcelonës ende janë në ankth pasi kapiteni i tyre Lionel Messi po futet në vitin e fundit të kontratës. Yllit argjentinas i skadon kontrata me Barcelonën në verën e vitit 2021, ndërsa ende nuk ka pranuar rinovimin me klubin.

Gjithsesi ka qenë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu që është përkujdesur për t’i gëzuar tifozët katalunas.

Numri një i kampionit në fuqi të La Ligas ka deklaruar se kanë folur me Messin dhe po flasin për rinovimin e kontratës.

“Ne kemi folur, po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messin për vazhdimin e kontratës”.

Bartomeu ka deklaruar se dëshira e Messit është të përfundojë karrierën e tij te Barcelona.

“Messi dëshiron ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona, ne patjetër do të rinovojmë me të dhe unë nuk kam dyshime për këtë”, deklaroi Bartomeu.

33-vjeçari ka kaluar tërë karrierën e tij te Barcelona, teksa në ekipin e parë ka debutuar në vitin 2005.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po kalon nëpër një formë fantastike, ku në 40 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 25 asistime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu