Basha bën një super gafë me spotin e ri, kush e ka vënë re? (VIDEO)

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka postuar pak minuta më parë një video mesazh duke ftuar të rinjtë që të mbështesin Partinë Demokratike.

Duke dashur të jetë “trendy” Basha e ka dhënë mesazhin nëpërmjet idesë e të qënit “live” nga Facebook-u, por ata që kanë bërë videon këtu e kanë ekzagjeruar jo pak.

Basha e ka nisur videon duke patur “6 mijë shikues” live (shiko në cep të ekranit majtas), pastaj vijohet me 7 mijë, 8 mijë dhe në fund përfundon me 9 mijë shikues live, shkruan Albeu.com.

Kjo është vërtetë e ekzagjeruar.

Personazhet që kanë më shumë ndjekës në Shqipëri janë Ermal Mamaqi apo Genta Ismajli. Faqe e madhe gjithashtu është edhe Jeta Osh Qef apo edhe ajo e Edi Ramës.

Pavarësisht tematikës apo orarit kur hyjnë “live” asnjëra prej tyre nuk arrin 7, 8, apo 9 mijë shikues. Në rastin më të mirë, Edi Rama mund të kapë 2 200 veta “live”.

Faqja e Bashës, ka gjysmën e fansave të Ramës, dhe 1/4 të Joq.

Ndoshta me dëshirën për të dhënë mesazhin se Basha ndiqet shumë në Facebook, ata që kanë bërë videon e kanë lëshuar dorën këtë herë, por e kanë lëshuar mirë ama. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu