Basha e Meta e akuzojnë nga TV, Rama i’u përgjigjet me këtë video (VIDEO)

E ndërsa në televizion si Ilir Meta ashtu edhe Lulzim Basha akuzonin kryeministrin Edi Rama, ky i fundit u është përgjigjur me një video.

Bëhet fjalë për spotin e radhës elektoral të PS-së në cilën shfaqet shefi i qeverisë, i veshur me bluzen kuqezi në të cilën shkruhet slogani i partisë së tij “Për Shqipërinë që duam”.

Dhe pasi konsumon një kafe në zyrën e tij, ai u drejtohet shqiptarëve me fjalët:

“Anjëherë nuk kam patur iluzionin se në vetëm 44 muaj, do të mund të bënim gjithçka që për çerekshekulli u rrënua apo u harrua. E di fort mirë se shumë më shumë mbetet për t’u bërë, për Shqipërinë që duam. Besoj fort se çdo shqiptar i ndershëm mund ta thotë sot, me plot gojën që ne, socialistët jemi përpjekur më shumë se askush më parë duke udhëhequr këtë vend në kthesën e duhur. Po bëjmë shtet në rrugë, financa, energji. Po ndërtojmë shkolla, spitale. Rritëm si kurrë më parë rrogat e pensionet.”

Dhe në fund teksa tregon karrigen e kryeministrit ai pyet: Kush mund ta bëjë Shqipërinë që duam?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu