Lideri PD-së, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me anëtarë të shoqërisë civile, deklaroi se hapi i parë me ardhjen e tij në pushtet do të jetë rikthimi i Ministrisë se Integrimit Europian si një institucion kyç që do të përfaqësojnë elitën dhe administratën publike shqiptare.
“Hapi i parë do të jetë rikthimi i Ministrisë se Integrimit Europian si një Ministri kyçe, si një institucion kyç, shpresë i vullnetit politik dhe struktura të plota të cilat do të përfaqësojnë elitën e administratës publike shqiptare.
Në këtë kuadër ne do të jemi të gatshëm që përvojën më të mirë të Brain Gain dhe të kthimit të ekselencave ta çojmë në një nivel tjetër, të pa prekur akoma këto 30 vite në administratën shqiptare.
Qoftë sa i përket rekrutimit qoftë sa i përket paketës të shpërblimit. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me ekselencat që mund të përthithim nga Brukseli, Parisi, Roma apo kryeqytete të tjera Europiane, por edhe me ekselencat këtu në Shqipëri, njerëz të cilët e kuptojnë, e njohin dhe dijnë të punojnë shumë më mirë sesa ndoshta edhe niveli mesatar i konsulencës së huaj që është I pranishëm në Shqipëri për shkak sepse ndërthurin edhe një kuptim të thelle të Bashkimit Europian”, tha Basha.









