Basha ngjan me Enverin? Shikoni fjalimet, i kanë njësoj

Po ta shohësh hollë- hollë, Lulzim Basha, siç kanë thënë shumë konspiracionistë ngjan me Enver Hoxhën.

I ndjeri Hysni Milloshi që i dha votat për kryetar bashkie të Tiranës në 2011, bashkë me 1700 petritat e tij, e thoshte me gjysmë shaka ditëve pasi doli rezultati i trukuar, që komunistët dolën vendimtarë pas votave në “kutinë e gabuar: “sikur të jetë edhe në mëndje si komandanti”!

Në pamjen e jashtme do të thotë ndokush? Në fakt ai aspekt është diçka private, intime dhe madje punë e Zotit.

Por në gjithë këto 45 ditë të protestës së PD-së në çadër, Lulzim Basha ka dhënë dëshmi shumë të forta se i ngjan Enver Hoxhës. Njësoj si  ish-udhëheqësi komunist që u prish me gjithë botën vetëm për të ruajtur pushtetin e tij, edhe kreu i opozitës së parë anti-omuniste në vend, i ka cilësuar përfaqësuesit zyrtarë, duhet theksuar-zyrtarë të SHBA-së dhe Bashkimit Europian sit ë “fundërrina”.

Identike. Po po identikesi dy pika uji. Nuk ka si ndodh. Edhe Nikolla Gruevski i cili ka arritur të nxjerrë nga vendi i tij 5 miliard euro sipas shërbimeve inteligjente europiane, nuk ka arritur deri në këtë pikë.

Ai maksimumi sulmon Sorosin por kurrë tek njerëzit që përfaqësojnë Perëndimin. Kurse Basha ka arritur deri aty sa nuk ka ndodhur ndonjëherë nga një politikan shqiptar. Berisha e ka bërë por jo kurrë kaq drejtpërdrejt.

Ja ç’tha Basha para dy ditësh:

“Me paratë e drogës shqiptare paguhen lobistë evropiane e amerikanë, fundërrina morale që bëjnë duanë e krimit të organizuar dhe qeverisë më të korruptuar të Evropës për të vjedhur milionat nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës”, tha Basha.

Ata që kanë folur nuk janë lobistë e senatorë, përkundrazi janë përfaqësues zyrtarë të isntitucioneve të SHBA e Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera, që janë shtetet më të pasura të botës e nuk kanë nevojë për para.

Po ti lëmë komentet dhe të krahasojmë vetëm fjalimet.

Të Bashës e keni më sipër, ja ç’ka thënë Enver Hoxha para më shumë se 40 viteve.

E botuar në librin Imperializmi dhe Revolucioni”

“Shokë!

Trazirat në vendin tonë po kërkojnë të rikthehen me një egërsi edhe me të madhe nga ato të viteve të kaluar. Rivaliteti i përgjakshëm imperialist midis SHBA dhe Europës, hap pas hapi, etapë pas etape, me goditje sistematike, me një cinizëm kriminal të pashembullt, po synon coptimin territorial të atdheut tonë dhe asgjesimin fizik maksimal të mundshëm të popullit dhe rinisë shqiptare. Skenarët e huaj, të cilët po veprojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri, janë qartësisht te lexueshëm! Kush nuk i dallon këto, është naiv, kush i dallon dhe hesht, është frikacak dhe si i tillë i shërben krimit. Fjalët lapidare të Julius Fucik:”Njerëz, ju dua, Jini vigjilentë!”, në realitetin e sotëm shqiptar, mund të shqipërohen akoma e më thjeshtë:”Vëllezër, Zgjohuni! Po na vrasin sy ndër sy!”

“Sot, klasa politike e vëndit, pa përjashtim, është tërësisht e inkriminuar. E neveritshme dhe kriminale, e trashë në demagogji dhe amorfe në kulm, hordhia e politikanëve tanë noton sa në detin e përgjakshëm të krimit, aq edhe në gjirin e ndyrë të korrupsionit. Të shitur moralisht dhe fizikisht, tek të huajt në rrugë agjenturore, skllave e mjerë dhe servile e bindur dhe e zellshme e tyre, kjo klasë të korruptuarish politikë, është deklaruar hapur kundër lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, kundër interesave të popullit fukara. Të presësh zgjidhjen e krizës nga kjo klasë, do të thotë të pranosh me vetëdije e përulësi agoninë e vdekjes. Pikërisht këtë kërkojnë politikanët tanë borgjez. Pikërisht këtë muk pranon populli ynë heroik. Populli shqiptar nuk është rob i fatit të tij, por zot i vetëvetes dhe përcaktues i fatit”.

Ndryshimi, duket se nuk ekziston: secili flet për të zezat e kundërshtarit dhe të mirat e vetvetes; o zi o bardh. Përfundimi Izolim!

/DailyNews.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu