Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, pate pushtet si Enveri dhe shkatërrove ekonominë

Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me programin ekonomik të PD-së. Në krah të Tabakut dhe Dorian Telitit, Basha tha se plani ekonomik i PD-së ka në qendër familjen dhe qytetarin shqiptar.

Basha tha se koha e Ramës ka mbaruar dhe më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

Basha u ndal gjithashtu edhe tek taksa progresive duke theksuar se ajo ka dështuar. Madje, sipas tij, dështimin e taksës progresive e ka pranuar vetë Rama duke theksuar sot se do të rishikojnë taksimin 23% të pagës.

Basha u shpreh se Rama po kopjon programin ekonomik të demokratëve dhe këtë e shpalosi sidomos sot.

“Sigurisht që taksa progresive ka dështuar, pasi ka rritur korrupsionin dhe ka shkatërruar ekonomikisht shqiptarët“, u shpreh Basha.

Ndër të tjera, kryedemokrati u shpeh:

“Pas 8 vtesh premtime të pambajtura dhe dështimesh, nuk i ka mbetur gje tjetër vetem se të ngulet para TV dhe Facebook nga mëngjesi deri në darke duke vjellë sulme personale.

Sulmet janë intensifikuar pas shpalosjes së programit tonë. Media dhe shqiptarët e kuptojnë pse e bën këtë.

Çfarë tjetër mund të bëjë kryeministri në ikje pas tetë vitesh premtime ta pambajtura? Rriti taksat dhe papunësinë. Përfundimisht shkatërroi ekonominë e vendit.

Vendoseni veten në pozitën e një njeriu që për tetë vite ka patur gjithçka në dorë. Pushtetin më të pakufizuar që nga kohae Enver Hoxhës e ka patur ky njeri dhe ta katandisë vendin në këtë derexhe.

Ndërkohë që intensifikoin ritualet e tij Chaveziane me orë të tëra me sulme ndaj medias ambasadorëve dhe çdokujt ne kemi vite që përatisim ofertën tonë për shqiptarët.

Unë nuk bëj premtime, ky që po shpalosim nga kjo sallë është angazhim. Është plan pune konkret dhe na ka marrë nëj kohë të gjatë për ta përgatitur.”

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu