Basha: S’është përgjegjësi e jona t’ua plotësojmë dëshirat partive tjera, propozimi për kandidate na takon neve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se LDK po kushtëzon një koalicion të mundshëm duke kërkuar përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë që për Vetëvendosjen është e papranueshme.

“Kurti i ka bërë ofertë LDK-së që ta bëjmë një marrëveshje për Kuvendin dhe Qeverinë. Por LDK ka refuzuar. Duhet me pyet LDK-në pse po refuzojnë me ardh pa PDK-në. Për ne është e papranueshme. Ne refuzojmë çdo ofertë që përfshin PDK-në”, deklaroi Basha.

Ai theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë kompromis për emrin e propozuar për kryetar të Kuvendit.

Sipas Bashës, ky është një vendim i qartë i partisë dhe nuk do të ketë lëshime.

“Propozimi është i yni dhe nuk bëjmë kompromis. Uroj që Gjykata Kushtetuese sa më shpejt t’i japë përgjigje kërkesës së AAK-së dhe kërkesës sonë për vjedhjen e votave nga LDK”, tha ai.

Ai po ashtu tha se nuk është përgjegjësi e tyre që të ua plotësojnë dëshirat partive politike.

“Po t’i bllokonim ne nënkryetarët na kishit thënë pse po i bllokoni. Kemi propozuar me i votu si pako kryetaren dhe nënkryetarët”, ka thënë ndër të tjera Basha. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu