Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka bërë sërish thirrje për protesta më 27 janar.
“Nëse rrini në shtëpi do vazhdojnë t’ju tallin. Asnjë qeveri sado e korruptuar nuk i reziston dot bashkimit të qytetarëve, të bëhemi mijëra në shesh të përballemi me të keqen.
Ju ftoj sot të gjithëve pa përjashtim, ejani të shtunën dhe deklaroni mospranimin e së keqes, ngrini zërin për çdo padrejtësi që u është bërë.
Të diktojmë fundin e kryeministrit narkotrafikant, që të nisë një qeveri e re antimafia. Ta mundim mallkimin se shqiptarët nuk bëjnë dot demokraci si gjithë Europa.
E shikoni si është katandisur kjo sallë, kështu katandiset parlamenti kur mazhorancën e zgjidhin Durim Keçat, Balilajt, Habilajt.
Ky është fati i asaj që duhet të jetë tempull i demokracisë. Shqipëria sot është në prag të falimentimit ekonomik.
13 mijë biznese mbyllën dyert vitin e shkuar, nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do të falimentojë. Kriminelët, banditët janë lënë të lirë rrugëve”,- tha ai ndër të tjera. /albeu










