Basha tregon pse Shqipëria nuk e njohu e para pavarësinë e Kosovës?

Në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së kosovës, Lulzim Basha është rikthyer të kujtojë periudhën kur ai shërbente si ministër i Jashtëm dhe ishte i përfshirë në këtë proces.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Basha tha se Shqipëria nuk e njohu e para Kosovën si shtet i pavarur pasi duhej unanimitet.

“Duhet të kishte unanimitet për njohjen e pavarësisë, dhe sigurisht Shqipëria nuk ishte faktori më jo neutral.

Isha i emocionuar, jo për ndonjë drojë, por që gjithçka të shkonte mirë. Bëhej fjalë për një ëndërr brezash. Shqipëria ka pasur një rol të veçantë në këtë proces.”– tha Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu