Bashës i bie të fikët në Vlorë, ashtu si Berisha në mitingun e parë pas ’97

Kreu të demokratëve Lulzim Basha i ka rënë të fikët sot pas mitingut në Vlorë, ndërkohë që mësohet se momentalisht gjëndja e tij është e mirë.

Dyshohet se gjëndja e Bashës është shkaktuar prej vapës dhe qendrimit në diell gjatë mbajtjes së fjalës.

Por, të fikëti me sa duket është një gjëndje që i kapka liderët e PD-së kur shkojnë në Vlorë.

Burime të Albeu.com bëjnë me dije se edhe vetë Sali Berisha, pësoi të njëjtën gjë kur shkoi në mitingun e parë në Vlorë pas ngjarjeve të rënda të vitit 1997.

Ajo ishte situatë tjetër, por Berishës iu deshën 8 vite që të rikthehej në pushtet duke u bërë kryeministër, me sa duket gjëndja e kaluar në të njëjtin vend është një ogur se edhe Basha do të bëhet kryeministër, vetëm koha tani mbetet për t’u vërtetuar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu