Bashkë me foton e re të shtatzënisë, Tuna zbulon edhe diçka që nuk e kemi ditur (FOTO)

Që është në javët e fundit të shtatzënisë, këtë e kemi ditur, por edhe sa duhen deri në lindjen e djalit, askush nuk e dinte të saktë.

Tuna vendosi ta tregojë vetë me një foto të fundit e të ëmbël shtatzënë.

Në foton e fundit  në Instagram, Tuna shfaqet me të brendshme të bardha dhe një tyl të hollë të kaltër të lehtë.

Pasi ka përmendur emrat e bashkëpunëtorëve të këtij seti fotografik, Tuna ka shënuar me hashtag edhe në cilën fazë të shtatzënisë ndodhet tani: 36 javë.

Kështu, mbeten edhe 4 javë të tjera derisa t’i japë fund pritjes së ëmbël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu