Bashkëqeverisje Basha-Rama? Arian Çani befason me deklaratën e papritur

Gazetari Arian Çani duke komentuar informacionet për negociata Basha-Rama, tha se nëse Basha vendos të mos dorëhiqet zgjidhja do të ishte të pranonte bashkëqeverisjen me Ramën.

Komenti i Canit:

“Le të jemi pragmatistë jo cinik, nëse Basha ka vendosur të mos ikë le ta çojë deri në fund dhe ti thotë po bashkëqeverisjes. Rama e di se këto zgjedhje nuk i ka fituar vërtet madje dhe miqtë e tij ndërkombëtar e dinë dhe kërkon ta mbajë butë me Bashën. Kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet që dalin ditë për ditë nga deformimi i votës. Vendi nuk ngelet pa pushtet sepse do ketë gjithmonë njerëz që kërkojnë pushtetin. Një opozitë do ketë”, është shprehur Çani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu