Bashkëshorti ia zbulon 42 mijë euro Vjosa Osmanit, kjo i fshehu në deklarimin e pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik për vitin 2020. Në deklarimet e pasurisë, është vërejtur një mos-përputhje e shumës së parave të mbajtura në bankë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Kjo e fundit, në pasurinë e saj nuk i ka deklaruar mbi 42 mijë euro të mbajtura në bankë, e të cilat figurojnë në regjistrin e pasurisë së bashkëshortit të saj Prindon Sadriut, por në emër të Vjosa Osmanit.

Shtëpi, banesa e parcela toke në vlera të ndryshme monetare ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kryesisht, këto asete janë deklaruar në emër të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Pra, të njëjtat nuk janë prona të Osmanit, por të bashkëshortit të saj.

Pasurinë e tij në AKK e ka deklaruar edhe vet bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu, në cilësinë e zyrtarit në ministrinë e Jashtme.

Ajo që bie në sy është se Sadriu i ka deklaruar 42 mijë e 348 euro të mbajtura në bankë, e të cilat janë nën pronësinë e bashkëshortes së tij, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Mirëpo kjo e fundit nuk e ka deklaruar shumën e njëjtë në AKK.

Ajo në deklarimin e saj ka thënë se në të njëjtën bankë ka vetëm 6 mijë e 226 euro, dhe në një llogari tjetër 6 mijë e 175 dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu