Bashkimi Demokratik për Integrim duket se ka filluar koordinimin me partinë opozitare VMRO DPMNE në KSHZ.
Burime të portalit Zyrtare, në KSHZ njoftojnë se pikërisht pas koordinimit mes anëtarëve të VMRO-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, sot këta të fundit kanë bojkotuar mbledhjen e thirrur të këtij insititucioni.
Kujtojmë që tashmë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme kanë filluar të rrjedhin afatet për organizimin e zgjedhjeve të shtyera për shkak të pandemisë.










