Ka përfunduar numërimi i votave në disa vendbanime të Sarajit. Në fshatin Gllumovë, një nga bastionet e BDI-së në komunën e Sarajit rezultati është:
828 vota për BDI-në kundrejt 179 votave për koalicionin ASh-AAA dhe 11 vota për koalicionin “Mundemi” ku bëjnë pjesë LSDM dhe Besa, shkruan InfoShqip.com
Përpunimi i rezultateve po vazhdon dhe brenda pak minutash priten edhe rezultatet e para zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që pritet të dalin edhe me press konferencë.