Lideri i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti ka uruar kandidatin e tyre në komunën e Pllasnicës ndërsa LSDM ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre në Shtip.
“Urime për fitoren e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Kryetar të komunës së Plasnicës, Ali Jaoski, në zgjedhjet e parakohshme lokale në këtë komunë”, shprehet Ahmeti në një status në Fejsbuk.
Kjo fitore, shton Ahmeti, është konfirmim i vullnetit të qytetarëve në përkrahje të politikave tona të drejta për të gjithë qytetarët.
“Zgjedhjet në Shtip janë të suksesshme, rreth 14,500 qytetarë kanë dalë për të votuar”, informoi kryetari i Organizatës Komunale të LSDM-së, Aleksandar Kangalov. Ai thotë se është përmbushur censusi i daljes prej 33.3 për qind për zgjedhje të suksesshme.









