Bayern Munchen, duel me Chelsea-n dhe Liverpool-in për futbollistin e Leipzig

Bayern Munchen, Liverpool dhe Chelsea. Këto janë tre skuadrat që luftojnë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Leipzig, Dayot Upamecano duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Siç raporton “Sport Bild”, Manchester United është tërhequr nga gara për futbollistin 22 vjeçar. Kush do ta marra? Vetë lojtari do të vendosë, duke qenë se në kontratën e tij ka një klauzolë prej 42.5 milionë të vlefshme për verë e ardhshme.

Për këtë arsye, klubet që interesohen mbrojtësin francez do t’u duhet të merren drejtpërdrejt me lojtarin, pa pasur nevojë për dritën jeshile të Leipzig.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu