Bayern Munich ka nisur gjuetinë për prospektet e së ardhmes. Pas transferimit të Alphonso Davies dhe, siç raporton Sky Sport, ofertës për Hudson-Odoi të Chelsea-t, drejtuesit e Bayern i kanë vënë syrin një tjetër talenti.
Bëhet fjalë për Lucas De Vega, kështu pretendon gazeta spanjolle AS.
Aktualisht lojtari luan te U-19 e Barcelona-s. Përveç Bayern, për talentin 18-vjeçar thuhet të jenë interesuar edhe Real Madrid me Arsenal. Por sipas raportit, bavarezët janë favoritë për firmën e De Vega-s.
Kontrata e tij te Barcelona skadon në fund të sezonit. Katalanasit duan të rinovojnë me mesfushorin qendror, por akoma nuk i kanë bërë një ofertë lojtarit që ka pasaportë braziliane dhe spanjolle.
FOTO:











