Bayern Munichu ka përgatitur ofertë për talentin e Barcelonës, Riqui Puig. Puig nuk është i lumtur me minutazhën e ulët që i ka ofruar Ronald Koeman dhe pavarësisht kësaj ka rinovuar kontratën. Sidoqoftë, sipas Todo Fichajes, Bayerni është i gatshëm ta transferojë spanjollin si zëvendësuesi i Thiago Alcantaras.
Thuhet se Barcelona do ta lejojë të largohet për 15 milionë euro, vlerë që menjëherë do paguhet nga gjiganti gjerman. Puig nuk dihet nëse është i hapur për këtë transferim sepse gjatë verës refuzoi disa klube nga Premierliga dhe pranoi të jetë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës, shkruan lajm. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do arrihet marrëveshje që do befasonte të gjithë.









