Në fillim të qershorit do të bëhen të ditura detajet e para lidhur me ndryshimet qeveritare. LSDM dhe BDI nuk kanë dhënë detaje se kush do të mbetet dhe kush do të largohet nga Qeveria.
Portalet e ndryshme kanë lansuar edhe emra të ministrave. Sipas portalit Dokaz, nënkryetari i BDI-së dhe shefi i shtabit për zgjedhjet presidenciale të kësaj partie, Izet Mexhiti pritet të jetë një nga ministrat.
Ky portal shkruan se Mexhiti do të jetë ministër i drejtësisë në vend të ministres së deritanishme nga LSDM, Renata Deskoska. Mirëpo, burime partiake në BDI kohë më parë lansuan se Mexhiti do të jetë ministër i ministrisë së re për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike.
Megjithatë kjo ministri pritet ti takojë edhe degës së Tetovës. Lidhur me këto spekulime nga kjo parti nuk kanë dashur të prononcohen.