BDI mbledhje në Reçicë, shqyrtohen zgjidhjet për dalje nga kriza

Ali Ahmeti ka thirrur takim të Kryesisë qendrore të BDI në Reçicë të Vogël. Do të analizohet gjendja me bllokimin në Parlament, do të kërkohen zgjidhje për dalje, por sipas një pjese të anëtarëve – do të hapet edhe çështja siç thonë ata, e sjelljes së Lëvizjes BESA.

“Koalicioni opozitar mes VMRO-DPMNE dhe BESA do të jetë në rend të ditës”, kanë thënë për TV 24 burime nga BDI. Sipas tyre, BESA edhe pse ka dhënë nënshkrimet për shumicë, i ka tërhequr ata kur kanë vendosur të mos mbështesin propozimin e LSDM dhe BDI që për kryetar të Parlamentit të jetë Talat Xhaferi.

Por, burimet nuk ka dashur të konkretizojë se sa është opsion që BDI ta kushtëzojë pjesëmarrjen në Qeveri me mospjesëmarrjen e Bilall Kasamit. Nga Reçica e Vogël nuk dëshirojnë të licitojnë me propozimet që do të ishin zgjidhja, por thonë se do të jenë të papranueshme opsionet të cilat pastaj do të jenë kontestuese edhe përmes rrugës ligjore dhe e asaj legjitime.

Kryesia Qendrore në Reçicë të Vogël herën e fundit ka mbajtur mbledhje maratonike kur vendosën që t’i japin nënshkrimet Zoran Zaevit për shumicën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu