BE dhe Turqia “zemërohen” me Kosovën: Gabim hapja e ambasadës në Jerusalem

Ankaraja është ndjerë keq nga vendimi i Prishtinës për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, një akt që parashihej në njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, sipas marrëveshjes së Uashingtonit.

“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Nga ana tjetër, edhe BE ka reaguar kundër këtij veprimi të Kosovës.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Marrëveshja me Izraelin parashikon gjithashtu që Kosova të njohë lëvizjen shiite libaneze Hezbollah si një “organizatë terroriste”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu