BE e quan “përkushtim personal” të Kurtit vendimin për Mini-Shengenin

Këshilli i Bashkimit Evropian ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Demokracia.com e ka siguruar dokumentin e plotë si dhe të gjitha pikat që përmenden në raport. Një prej pikave kryesore që përmendet në këtë raport është edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim lejon që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër rajon dhe ka qenë një ndër pikat e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor apo siç njihet “Mini-Shengeni”.

Bashkimi Evropian e cilëson këtë vendim si përkushtim personal të kryeministri Kurti.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen për lehtësimin e lëvizjes në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me letërnjoftime, është një hap pozitiv për përmbushjen e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Ky hap është theksuar si përkushtim personal nga kryeministri Kurti gjatë darkës jo formale në Bruksel, e që përkon me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës dhe në përputhje me Samitin e Ballkanit Perëndimor 2020”, thuhet në raportin e Këshillit të BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu