BE edhe zyrtarisht njoftohet për ndryshimin e emrit

Bashkimi Evropian (BE) edhe zyrtarisht e ka marrë njoftimin për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, ka bërë të ditur sot Shërbimi për aksion të jashtëm të BE-së, EEAS.

“Sot BE ka qenë formalisht e njoftuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për emrin e ri, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. E përshëndesim këtë hap historik që paraqet shembull të pajtimit për rajonin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, qëndron në komunikatën e EEAS-së. EEAS të cilën e udhëheq Federika Mogerini dhe e ndërmjetëson dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ka uruar Maqedoninë e Veriut për këtë sukses dhe kësisoj hap faqe të re në ‘të ardhmen tonë të përbashkët të BE-së’”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjatë këtyre ditëve edhe institucionet tjera ta BE-së do të njoftohen njëjtë nga ana e Ministrisë sonë për Punë të Jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu