BE është “frustruar” për shkak të bllokadës bullgare e cila po e bllokon edhe Shqipërinë

Një burim i lartë diplomatik i BE-së, i cili informoi korrespondentët në Bruksel sot në mëngjes, tha se bllokada bullgare për shkak të kontestit bilateral me Maqedoninë e Veriut e frustron të gjithë Bashkimin Evropian, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Edhe krahas të gjitha përpjekjeve diplomatike, Bullgaria nuk po dorëzohet nga vetoja joparimore që po i vendos Maqedonisë së Veriut për kontestin bilateral, kjo është arsyeja pse i gjithë diskutimi për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor është hequr nga agjenda e ministrave të çështjeve evropiane nesër në Bruksel. Kjo e përfshin Shqipërinë, e cila shpresonte për ndonjë përparim në lidhje me kornizën e saj negociuese me BE-në.

Presidenca gjermane është frustuar që nuk ishte e mundur të bëhej zhvillim në kornizën e negociatave me Maqedoninë e Veriut, ne bëmë gjithçka që mundëm, duke përfshirë edhe lehtësimin e një kompromisi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne nuk jemi të kënaqur që Bullgaria i bllokoi bisedimet e pranimit për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut, prandaj vendet anëtare besojnë se nuk mund të përparohet as me Shqipërinë”, deklaroi një burim i lartë diplomatik i BE-së përpara takimit të nesërm ministror.

Sipas diplomatëve, “nuk ka dritë në fund të tunelit” në lidhje me zhbllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria nuk dorëzohet në mosmarrëveshjen bilaterale, e cila krijoi një bllokadë të plotë në Këshill në lidhje me zgjerimin. Diplomatët në BE nuk presin përparim deri në fund të presidencës gjermane, ndërsa liderët e BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel “nuk do të kenë kohë të merren me zgjerimin” sepse agjenda është “tashmë e plotë”.

Deri në fund të këtij viti, BE duhet të gjejë zgjidhje për partneritetin tregtar midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, negociata që janë të bllokuara aktualisht. Ekziston gjithashtu një bllokim në pjesën e negociatave për buxhetin e BE-së dhe fondin e rimëkëmbjes për shkak të Hungarisë, e cila nuk pranon mekanizëm për mbikëqyrje të sundimit të ligjit. Zgjerimi mund të jetë “suksesi” i presidencës gjermane në këtë vit krize për BE-në por për shkak të Bullgarisë, Berlini ndoshta nuk do të jetë në gjendje ta paraqesë këtë si një arritje”, komentojnë diplomatët në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu