Bashkimi Evropian ka bërë ndryshime të rëndësishëm në planin e për ndalim të plotë të automjeteve me motor me djegie të brendshme pas vitit 2035. Në vend të eliminimit të plotë, prodhuesit e makinave do të lejohen të shesin ende automjete me benzinë, dizel dhe hibrid, por nën kushte më të rrepta.
Sipas paketës së re rregullatore, që u prezantua më 16 dhjetor, reduktimi i CO₂ nuk do të jetë më 100%, por 90%, ndërsa 10% e mbetur mund të kompensohet përmes përdorimit të biogjermeve, karburanteve sintetike ose krediteve për përdorimin e çelikut “të gjelbër” me karbon të ulët, të prodhuar brenda BE-së.
Ky hap praktikisht zgjat jetën e motorëve klasike, hibridëve të lehtë dhe atyre më të sofistikuar, paralelisht me automjetet elektrike dhe me hidrogjen. Gjithashtu, për periudhën rreth vitit 2030, emisionet do të llogariten mesatarisht për tre vitet 2030–2032, duke u dhënë prodhuesve më shumë fleksibilitet në planifikimin e prodhimit.










