Bashkimi Europian do t’i jap nga 2 mijë euro çdo imigrantit që është strehuar në kampet e mbushura në ishujt e Greqisë nëse kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Komesionarja e BE’së për çështje të brendshme, Ylva Jaohanson, kishte deklaruar kështu të enjten në Athinë, në marrëveshje me qeverinë greke.
Ajo ka thënë se mundësia është karakterit të përkohshëm, vetëm për një muaj, dhe vetëm për imigrantët që kanë arritur para 1 janarit. Ajo shtoi se gati 5 mijë imigrantë përmbushin kushtin për kthim vullnetar.
Gjatë të martës qindra imigrantë dhe refugjatë kanë arritur me anije në ishujt e Greqisë afër bregdetit të Turqisë, duke shtuar presionin në kampet e pranimit.
Në kampet e atyre ishujve tanimë janë strehuar më shumë 37 mijë imigrantë, edhe pse ata kampe kanë kapacitet të strehimit për 6 mijë.










