BE: Kufijtë e jashtëm rihapen më 1 korrik

“Disa shtete anëtare të BE po rihapin kufijtë e brendshëm” dhe korniza pritet të përfundojë “deri në këtë qershor”

.Rihapja e kufijve të jashtëm do të bëhet në një datë të mëvonshme, me një “tërheqje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm, duke filluar” nga fillimi i korrikut.Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Barrell.

Ndërkohë, Gjermania do të heqë kontrollet kufitare ndaj qytetarëve të BE-së nga 16 qershori. Kjo u njoftua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje,” shpjegoi ministri, i cili do të urdhërojë që të ulen gradualisht kontrollet deri më 15 qershor.Ata që mbërrijnë në Gjermani nga vendet e BE-së dhe Zvicra nuk do të duhet më t’i nënshtrohen karantinës, shpjegoi Seehofer.

Për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu