Retorika kontroverse dhe veprimet e Bashkimit Europian ndaj shtetit të izoluar të Kosovës po vazhdojnë, tani temë është Asociacioni i Komunave Serbe.
Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të qartë Kosovës në lidhje me këtë çështje, për dërgimin e këtij mesazhi e ka zgjedhur median serbe “tanjug.rs”, e cila është e afërt me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kontrollohet nga njerëzit e tij.
Kosova ka detyrim ndërkombëtar për ta zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe, kështu po thekson zëdhënësi i BE’së, Peter Stano.
“Marrëveshja e Brukselit është shtyrë nga të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe është e vlefshme”.
“Për më tepër, ajo është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës. Kosova ka bërë kështu një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. U takon atyre të thonë se si ata do ta zbatojnë atë”, ka thënë Stano për Tanjug.
Stano madje ka shkuar aq larg, sa që ka lënë të kuptohet se ai e di se çfarë përmban marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë kështu se Asociacioni i Komunave Serbe është i përfshirë edhe në marrëveshjen përfundimtare.
Kujtojmë se marrëveshja për Asociacion është nënshkruar në vitin 2015, atë kohë ishte kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.
Po ashtu kujtojmë se Gjykata Kushtetuese gjykoi se marrëveshja për asociacionin është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe qeveria, në përgjithësi, është hezituese në zbatimin e saj deri sa Serbia të paraqes plane të qarta për tërheqjen e strukturave paralele të cilat i financon në Kosovë.










