Zëdhënësja e Komisioneres së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Maja Kicijancic, në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, u shpreh se shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe marrëdhënieve me Kosovën. Ajo theksoi se BE-ja do të punojë me Serbinë për një proces të fortë dhe të shpejtë të anëtarësimit. “BE-ja është e angazhuar për qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Pozitivisht ne e kuptojmë përpjekjen e Serbisë dhe ne do të punojmë së bashku për të forcuar dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit”, u shpreh ajo./InfoShqip.com










