Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbajtur të dielën në Nju Jork. Teksa performonte në skenën e tejmbushur pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.
Bebe Rexha ka folur për herë të parë pasi u godit me telefon në fytyrë ndërsa performonte në Nju Jork. Këngëtarja postoi një fotografi të saj me një sy të nxirë dhe një foto tjetër ku duken qepjet në fytyrë, duke shkruar: Jam mirë!– shkruan ajo.











