Bëhen bashkë djemtë e “Përputhen”, shpërthen rrjeti

Disa nga djemtë e emisonit kanë publikuar një fotografi së bashku. Përveç Mevlanit i cili është ende pjesë e programit të gjithë tashmë janë larguar. Ish-konkurrenti i “Përputhen” Emin Kelmendi ka publikuar imazhin në storien e tij në Instagram dhe pastaj të gjithë e kanë ripostuar në storiet e tyre.

Në fotografi mund të shohim, Andin, Fationin, Eminin dhe Mevlanin. Ndryshe, ata vetëm se i kanë bërë tag njëri-tjetrit në Instagram nuk kanë zbuluar arsyen e takimit. Megjithatë, kjo fotografi është komentuar nga fansat e tyre, duke bërë aludime për bashkimin e tyre.

Theksojmë se, pas hyrjes së tyre në program përveç takimeve mes vajzave djemtë e emisionit kanë formuar edhe miqësi dhe tashmë shihen pothuajse çdo ditë në shoqërinë e njeri-tjetrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu