Behgjet Pacolli ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit

Ish presidenti i Kosovës, tash kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë zyrtare për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajmi.net merr vesh se Pacolli ka pranuar ftesën zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.

Pacolli, siç mëson lajmi.net, do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare më 20 janar në Uashington ku Trumpi betohet si presidenti i 54-të i SHBA-ve.

Në këtë ceremoni kryesore, pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu