Behgjet Pacolli tregon si e ka ndërtuar Kazakistanin, thotë se ashtu do të dëshironte ta ndërtojë Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, ka prezantuar kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltanit, duke thënë se dëshira e tij ishte ta ndërtojë Kosovën.

Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se shqiptarët janë projektues dhe ndërtues kryesorë të këtij qyteti.

Ai theksoi se i vjen keq që nuk pati mundësi që edhe Kosovën ta ndërtojë kështu.

Postimi i plotë:

“Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundesinë (Për mungesë të forcës politike) me ndertuar kështu edhe Kosovën.”, ka shkruar Pacolli.

Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi…

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, December 13, 2020


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu