“Bëjeni shembull”, qytetarët kërkojnë drejtësi pas dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares: Protestë para Ministrisë së Brendshme

Qindra qytetarë kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme pas videoeve të publikuara ku tregohej dhuna barbare e edukatores Majlinda Dehima ndaj 3-vjeçares, duke i thyer këmbën.

Pas Ministrisë së Arsmit, protestuesit janë drejtuar në Ministrinë e brendshme, duke kërkuar dënim për edukatoren, e cila sot ëhstë arrestuar nga policia.

Në pankartat e tyre qytetarët kërkojnë dënim për Dehimën, ndërsa ka të tjerë posterë ku fytyra e saj shfaqet me një kryq të kuq dhe kërkohet nga autoritetet që të “bëhet shembull”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu