Bejli: Nuk mund të spekulojë për hapat e mëtejmë nëse nuk formohet qeveri së shpejti (VIDEO)

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli ka deklaruar dhe ka porositur që SHBA pret formim të shpejtë të qeverisë e cila do të dedikohet agjendës reformatore dhe integrimit të vendit në BE dhe NATO, transmeton Zhurnal.

Ambasadori Bejli në deklaratën për media pas shënimit të ditës së NATO-së në Shkup, tha se dhe presin që partitë të përmbushin të gjitha elementet nga marrëveshja e Przhinos.

“Kishte zgjedhje në dhjetor, të cilat u vlerësuan si kredibile. Deputetët u ulën në Kuvend, ishte deklaruar shumica parlamentare dhe mendojmë se nuk është në përputhje me principet demokratike dhe me Kushtetutën që të mos lejohet të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë. Gjithsesi, në fund të fundit, nga liderët politik dhe nga qytetarët e Maqedonisë do të varet se si do të shkojnë përpara, por kjo është me rëndësi për integrimin e vendit në NATO dhe në BE, siç tha dje dhe kryetari i Këshillit Europian”, deklaroi Bejli.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se nuk mund të spekulojë për hapat e mëtejmë nëse nuk formohet qeveri së shpejti.

“Në fund të fundit, varet nga institucionet e juaja dhe nga liderët tuaj dhe nga populli qëtë arrijnë deri në përmbyllje. Ne e ndihmuam dialogun në bisedimet në Przhino, por në fund institucionet e juaja janë vendet ku mund të zgjidhjet kjo çështje. Keni Kuvend dhe atje mund ti diskutoni të gjitha çështjet. Por, me rëndësi është të shkojmë përpara me formimin e qeverisë. Nëse nuk shkojmë përpara, kjo do të thotë prolongim i vendimeve, ndoshta mosrealizim të projekteve, dhe në fund qytetarët do të duhet të vendosin nëse dëshirojnë Kuvendi i tyre dhe liderët politik kështu të  veprojnë”, tha Bejli.
Në lidhje me vendimin e palëkundshëm të Presidentit Ivanov, Bejli nuk dëshiroi të shton më tepër përpos se të thotë që mbesin në deklaratat e tyre të mëparshme.

“Thërrasim Presidentin që të vazhdojë procesin. Gjithashtu, me rëndësi është Kuvendi të lejojë procesi të lëvizë përpara, dhe është e qartë se këtu hapi i parë duhet të jetë zgjidhja e KryeKuvendarit nga përbërja e re”, tha ambasadori Bejli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu