Bejta kacafytet me nënkryetarin e Lëvizjes BESA (VIDEO)

Në emisionin “Rruga drejt” që emetohet sonte në Alsat-M, të ftuar janë Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së dhe Arben Labënishti, nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Në një nga sekuencat Bejta i BDI-së ka kërkuar këto sqarime nga ana e Labënishtit:

Bejta: Kur ju keni qenë zv/ministër i Mbrojtjes, si qeveritar i BDI-së, a keni bërë keqpërdorim?

Labënishti: Apsolutisht Jo.

Bejta: Edhe tjerët nuk kanë bërë keqpërdorim.

Bejta mes tjerash ka kërkuar që të jep sqarime për ridefinimin që po e lanson BESA në programin e saj, ndërsa i është drejtuar Labënishit që të mos mbajë gajlen e BDI-së, por të Lëvizjes BESA, transmeton Aktuale.mk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu