Nevzat Bejta ka njoftuar rikthimin në skenën politike. Nga Gostivari, në tubimin e Grupit të zjarrit ai tha se edhe pse e eliminuan politikisht, nga sot rikthehet në politikë, për t’i shërbyer Gostivarit.
“Do të vazhdojmë të sakrifikojmë edhe më shumë, edhe më mirë për të mirën e Gostivarit. Ju jeni mirënjohës për punët e mira që i kemi bërë për bashkëqytetarët. Edhe pse më eliminuan politikisht, prej sonte, ju them se do të jem në shërbimin e qytetit të Gostivarit dhe do të merrem me politikë derisa të duan qytetarët”, tha Bejta, transmeton TV21.










