Bekim Sali kandidati i ASH-AAA për Çairin takim me Arsovskën dhe Taravarin në Çarshinë e Shkupit

Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kandidati për komunën e Çairit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Bekim Sali ka pritur dhe gostisur kandidaten e pavaruar dhe përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA, Danella Arsovska dhe kryetarin e Gostivarit Arben Taravari i cili po garon për një mandat të dytë, shkruan InfoShqip.com

Ai ka shkruajtur se të shoqëruar nga ushqimet tradicionale të Çarshisë së Shkupit kanë biseduar rreth mundësive për bashkëpunim dhe zhvillim sa më të shpejt të komunave në vend.

Postimi i plotë:

“Sot në Çarshinë e Shkupit e prita kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit – me shumë gjasë kryetare e ardhshme, Danella Arsovska, dhe mikun tim nga Aleanca për Shqiptarët, kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Gostivarit, Arben Taravari.

Duke i gostitur me qebapët tradicionalë, kishim mundësi edhe të bashkëbisedojmë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Veçanërisht biseduam për mundësitë që i ofron Qyteti i Shkupit për komunat e Shkupit dhe për qytetarët tanë në këto komuna. Këto ditë do të kemi lajme edhe më të mira, edhe më konkrete. Shkupi po ndryshon. Rendin e ka edhe Çairi.”, ka shkruar Sali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu